Data 4 shtator 2004 do të kujtohet gjithmonë nga tifozët shqiptarë për suksesin historik 2-1 ndaj Greqisë. Por ajo datë do të kujtohet edhe për një ngjarje shumë të rëndë, pasi asokohe emigrant shqiptar 20-vjeçar Gramoz Palushi humbi jetën në Greqi vetëm sepse po festonte suksesin e kuqezinjve ndaj helenëve.
Familjarët e të ndjerit kanë thyer heshtjen pas shumë vitesh me një rrëfim drithërues, duke kujtuar ato momente të vështira. “Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë futur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti, por e vërteta nuk dihet”, ishin fjalët e të atit për “ABC News”.
“Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar “, shtoi vëllai i tij rreth kësaj ngjarje të rëndë që njollosi përgjithmonë atë ditë feste.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...