Nisi lojës me vendosjen e një kapeleje në kokë dhe përfundoi me një të vrarë dhe tre të arrestuar. Kjo është në mënyrë të përmbledhur ajo që ndodhi dy ditë më parë në Shkodër ku fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital 23-vjeçari Hermes Beqiri.
E gjithë ngjarja ndodhi në lagjen “Guerrile” të Shkodrës, ku në një lokal disa të rinj, përfshi autorin dhe viktimën po luanin duke i vendosur njeri-tjetrit një kapele në kokë. Në lojë e sipër, ata kanë debatuar dhe viktima Hermes Beqiri ka rrahur autorin E.Hoxha.
Ky i fundit ka shkuar për të marrë automatikun në shtëpi dhe është rikthyer tek lokali duke qëlluar mbi Hermes Beqirin, të cilin e ka të plagosur rëndë.
Menjëherë, autori, bashkë me armën dhe shokun e tij, është larguar me një motor që kishte. Forcat e Policisë kanë marrë informacion se 17- vjeçari fshihej në fshatin Frudë. Menjëherë, dhjetëra efektivë të komisariatit të drejtuar nga zëvendësshefi Saimir Rrustemi, kanë shkuar në vendin ku fshihej.
Pas pak minuta kërkimesh, është arritur që të arrestohet. E. Hoxha mbante ende në dorë automatikun në momentin e arrestimit dhe fare pranë kishte edhe motorin që ishte larguar. Policia e ka arrestuar dhe ka sekuestruar armën e krimit dhe mjetin, me të cilin ka lëvizur.
Pas arrestimit, 17-vjeçari Hoxha dhe bashkëmoshatari i tij janë dërguar në Policinë Vendore të Shkodrës për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur. Gjatë marrjes në pyetje, adoleshenti ka treguar se sherri mes tyre ka ardhur për një kapele dhe se 23- vjeçari Hermes Beqiri e ka rrahur.
“Ne jemi ngatërruar për një kapele. Nisi pak si lojë, por më pas situata u bë serioze. Aty ngritëm zërin dhe ai më rrahu. Më pas kam marrë automatikun dhe e kam qëlluar. Nuk kam dashur ta vras”, mësohet të ketë thënë 17-vjeçari.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...