Voltan Loka, 35-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në ishullin e Kretës në Greqi pasi u qëllua për vdekje me thikë nga fqinja e tij, përdoruese droge do prehet në Atdhe.
Edhe pse u tha se familja e tij përballej me probleme të mëdha ekonomike dhe se bashkëshortja e kishte të vështirë sjelljen e trupit në Shqipëri, mësohet se ceremonia mortore do të kryhet në Shqipëri, shkruan Balkanweb.
Trupi i tij është nisur sot rreth orës 18:00 (me atë lokale) në portin e Irakleos, ndërsa rreth orës 21:00 do të mbërrijë në Pire, për tu nisur më pas drejt Shqipërisë. Bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç iu kanë ardhur në ndihmë dhjetëra miq e të afërm. Trupi i pajetë i shqiptarit do të sillet në Atdhe nga bashkëshortja e vëllai.
Familja e tij jetonte prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballej me probleme ekonomike, por me sa duket në këto ditë të vështira miq e të afërm i janë gjetur pranë, që Loka të prehej i qetë në Atdhe.
NGJARJA
Sot mediat kanë publikuar emrin e shqiptarit që gjeti vdekjen në përpjekje për të ndihmuar 26-vjeçaren. Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Valton Loka, prind i dy fëmijëve 15 dhe 7 vjeç.
Mësohet se familja e tij që jeton prej kohësh në Ksiropotamo, Irakleo në Kretë dhe përballet me probleme ekonomike dhe gruaja e tij ndodhet në vështirësi për sjelljen e trupit në Shqipëri, ku do të kryhet edhe ceremonia mortore.
Në mediat greke ka dalë edhe fotoja e autores, e cila ishte dënuar më parë për vjedhje por ishte lënë jashtë qelisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Ajo jetonte në një shtëpi që nëna e saj e kishte marrë me qira, ndërsa ka edhe një vëlla në burg në Koridhali.
26-vjeçarja sulmoi dje me thikë shqiptarin, i cili kishte shkuar t’i vinte në ndihmë pasi kishte dëgjuar britmat e saj. Pavarësisht faktit se ai i ofroi asaj ndihmë, vajza e re e qëlloi disa herë me thikë, duke i shkaktuar atij vdekjen.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?