Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Tiranë. Hekuran Billa, 40 vjeç, ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit pranë qendrës tregtare Kristal, raporton noa.al.
Viktima Hekuran Billa, 40 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një mjet tip BMW X6 kur është qëlluar nga një person i maskuar në afërsi të një qendre tregtare.
Fillimisht u raportua për aksident, pasi makina e viktimës është përplasur më pas me disa automjete të tjera.
Autori i dyshuar i krimit është larguar nga vendngjarja. Ndërkaq forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po ushtrojnë kontrolle për të rënë në gjurmë të autorit të vrasjes.
Por cila është e shkuara e 40-vjeçarit Hekuran Billa?
Hekuran Billa është akuzuar për vrasjen e një shqiptari në Angli. Sipas medias britanike Hekuran Billa, kur ishte 28 vjeç, qëlloi me plumb në kokë shqiptarin Prel Marku, 22 vjeç.
Vrasja ka ndodhur në Park Royal më 14 tetor 2006. Billa u shpall fajtor për tre akuza për vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm, me një kufizim minimal të rekomanduar prej 34 vjet.
Pronari i klubit ku ndodhi ngjarja Musa Prahmani gjithashtu u plagos. Pas krimit Billa iku në Danimarkë, por policët e gjurmuan atë dhe ai u dënua për një vrasje edhe pse i kishte mohuar të gjitha akuzat. /noa.al/
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...