U vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri, humb jetën 23-vjeçari shqiptar

00:50 | 16 Maj 2020
Trina Galanxhi

Një 23-vjeçar gjeti vdekjen mbrëmjen e kësaj të premteje në Dibër, pasi u vetëplagos me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:50, në fshatin Ndershen, Njësia Administrative Reç.

23-vjeçari me iniciale Sh.L ishte në mal me bagëtinë, kur dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri. I riu u nis drejt spitalit të Peshkopisë, por humbi jetën gjatë rrugës.

Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se po punohete për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme