Tre ditë pas takimit me kryeministrin grek Kiriakos Mitzotaqis gjatë prezencës së tij në New York, Edi Rama ka dhënë detaje nga ajo çka ka biseduar me homologun e tij.
Ai tha se si takimi i parë ishte prezantim miqësor, ndërsa shtoi se u diskutua për zgjidhjen e çështjeve të vjetra dhe të mbartura.
“Ishte takimi i parë. Një prezantim miqësor. Është e qartë se ka një vullnet pozitiv nga të dyja palët për të çuar para një proces të nisur, të diskutimit të hapur dhe të zgjidhjes së disa çështjeve të vjetra dhe të mbajtura. Ashtu sikundër ka një dëshirë të përbashkët për të hedhur hapa të rëndësishëm në bashkëpunimin bileteral në çdo plan dhe padyshim në planin ekonomik.”, tha Rama.
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros
E pamposhtur deri tani, Lazio synon të triumfojë edhe kundër...
Rama: Jam optimist për të ardhmen, Shqipëria gati të anëtarë...
Fëmijëve australianë iu ndalohet hyrja në rrjetet sociale
Samiti evropian në Hungari: Presidenti rumun e ‘injoroi keq’...