U sekuestruan me urdhër të SPAK-ut, njëra vilë i kthehet Monika Kryemadhit

12:12 | 17 Dhjetor 2024
K.B

Gjykata e Apelit të Posaçëm e ka lënë të sekuestruar vilën e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhit, por i ka kthyer atë që është në pronësi të nënës së saj, Fatime Kryemadhit.

Një ditë më parë, deputetja ankimoi vendimin për sekuestrimin e dy vilave, të ndodhura në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë.

Sipas SPAK-ut, masa e sekuestrimit vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme