Google ADS

U rrahën e u shanë, çifti kërkon urdhër mbrojtje nga njëri tjetri

17:47 | 7 Nëntor 2017
Arbresh.info

Duhet thënë se është një rast i rrallë, por ja që ndodh.Në Komisariatin Nr1 të Policisë në Tiranë është prezantuar një cift bashkëshortësh të cilët kanë kërkuar urdhër mbrojtje nga njëritjetri.
Njoftimi i Policisë:Më datë 03.11.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasit (bashkëshortët) D.Th dhe S.B, vjeç 44 e 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj njëri – tjetrit.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme