U raportua se u vra në Ukrainë, por shqiptari Emanuel Bazanji është gjallë.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mundur të ketë një komunikim të shkurtër me shqiptarin Emanuel Bazanji, i cili tërësisht vullnetarisht, përmes një iniciative personale e private i është bashkuar ushtrisë së Ukrainës dhe është pozicionuar në mbrojtje të Kievit.
“Mirë jam. Gjallë…. “, është përgjigja e tij.
Më tej Emanueli na tregon se çfarë është duke ndodhur në repartin ushtarak ku ai shërben si pjesë e legjionit Gjeorgjian.
“U bombarduam sot me aviacion dhe helikopter“, shkruan Emanueli, i cili thekson se ndodhet në një situatë të rrezikshme.
Biseda jonë në Whats Up, thotë gazetari Muhamed Veliu, nuk mund të vazhdojë.
Emanueli thotë se i duhet ta fikë telefonin pasi sistemi GPS i telefonit ‘smart’, mund të shërbejë për rusët në identifikimin e vendndodhjes.
Sipas burimeve inteligjente ukrainase të cituara nga gazeta Ukrainska Pravda, mësymja ushtarake ruse, për të pushtuar Kievin konsiston në shkatërrimin e pikave mbrojtëse në hyrje të kryeqytetit, marrja nën kontroll e aeroportit, shkatërrimi transmetuesve të energjisë elektrike duke shkaktuar panik, sulm masiv kibernetik në të gjitha faqet ‘online’ qeveritare, bllokim autostradave për mos lejimin e kalimit të refugjatëve të luftës dhe forcave tokësore ushtarake ukrainase.
Objektivi kryesor i sulmit rus është vënia nën kontroll e godinave qeveritare.
Ndërsa objekti final dhe madhor për ushtrinë e Vladimir Putim ka të bëjë me kapjen e udhëheqësve të Ukrainës dhe detyrimi i tyre mes forcës në nënshkrimin e një marrëveshje paqeje duke ndarë Ukrainën në dy pjesë sipas modelit Gjerman Lindje-Perëndim.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...