Google ADS

U përplas nga makina në autostradë, vdes në spital drejtuesi i biçikletës, arrestohet shoferja

12:44 | 16 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 30-vjeçare për aksidentimin e një 49-vjeçari që po lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20, në autostradën Tiranë-Durrës, ku shtetasja me inicialet K.D ka aksidentuar me makinë biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth, i cili pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore ka ndërruar jetë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen K.D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme