Një 19 vjecare nga Tirana është vendosur nen hetim nga prokuroria e Tiranës për kanosje dhe falsifikim të të dhënave kompjuterike, pasi duke përdorur Instagramin ajo kërcënoi një vajze te mitur duke i kërkuar asaj qe te lidhej me te.
15 vjecarja, e cila është gjimnaziste, tregoi se u ngacmua nga një femër te cilën e njohu një vit me pare gjate ndeshjes kombëtare te futbollit per vajza. Nga ana tjetër vajza e akuzuar me inicialet A.F këmbëngul se ka qene e lidhur me denoncuesen dhe se mbas ndarjes ne dëshpërim e sipër ajo vendosi ta kërcënoje.
Sipas materialit hetimor e mitura zbuloi se përveç llogarisë se saj dikush kishte hapur disa adresa Instagrami me te njëjtin identitet. Por kur ju lut qe ti mbyllte, gjimnazistja tregon ne prokurori se personi ne anën tjetër ishte një femër si ajo qe kërkonte lidhje brenda te njejtes gjini.
“Vajza me emrin A.F propozoi qe te qëndroj një nate me te ne hotel ne te kundërt ajo tha se nuk dorëzohej dhe se do ti shkruante kujtdo qe njihja”, referohet e mitura ne shkresat e prokurorisë, ndërsa ky version vërtetohet edhe nga këqyrja kompjuterike.
Por ndërkohe 19 vjecarja e vene nen hetim ka pretenduar se mes tyre kishte patur një lidhje intime, qe sipas saj u mbyll nga gjimnazistja pa i dhëne asnjë shpjegim./tch/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...