Majlind Lila 42 vjeç me origjinë nga Burreli ka vrarë me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrren e saj që banonin në një shtëpi private tek Unaza e Re (Astir). Krimi i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës rreth orës 06:00.
Viktima kanë mbetur Bujar Mata 63 vjeç dhe Valentina Mata 52 vjeçe. I vdekur ka mbetur dhe vetë autori i krimit i cili qëlloi veten.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se autori i krimit të rëndë kishte pak ditë që ishte kthyer nga Suedia. Ai ishte ndarë (divorcuar) me bashkëshorten, Nevila Mata dhe për këtë fajësonte prindërit e saj. Ndërsa Nevila ndodhet në azil në Suedi, Majlindi i porsa kthyer në Shqipëri është hakmarrë ndaj saj, duke i vravë nënën dhe babën.
Gjatë kqyrjes paraprake të vendit të ngjarjes, policia ka gjetur tre gëzhoja. Bujar Mata u gjet i vrarë në dhomën e ndenjes, ndërsa bashkëshortja e tij u gjet në korridorin e shtëpisë në përpjekje për t’ju larguar vrasësit.
Pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe ish-vjehrrës së tij, mësohet se Majlind Lila ka goditur veten me thikë dhe më pas është hedhur mbi kangjella nga kati i dytë i banesës.
Shkaqet e ngjarjes janë ende të zbardhura plotsisht, por nga informacionet paraprake thuhet se konflikti mes autorit dhe ish-gruas së tij, Nevila Mata kishin lindur për një apartament të konfiskuar. Kjo i kishte detyruar ata të largohen jashtë vendit. Prej tre muajsh çifti jetonte në Suedi, ndërsa para dy ditësh autori Majlind Lila ishte kthyer në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ka trokitur në derën e ish-vjehrrëve dhe pas një debati verbal i ka lënë të vdekur të dy dhe më pas ka vravë veten.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...