Google ADS

U mbyt të dielën në Shëngjin, trupi i 18-vjeçarit u gjet sot nga anijet e peshkimit

08:49 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Anijet e peshkimit kanë mundur që të gjejnë trupin e pajetë të 18-vjeçarit të mbytur në det të dielën.

I riu kishte shkuar për të bërë plazh në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin dhe pasi u fut në det nuk ka mundur që të dalë më prej ujit.

Pasi familjarët dhanë alarmin për zhdukjen e të riut, Polumbarët dhe Policia Kufitare nisën kërkimet në det, por pa rezultat.

Top Channel raportoi se trupi i tij u gjet vetëm mëngjesin e sotëm nga anijet e peshkimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme