Google ADS

U mbyll nga Covid-19, rikthehet sërish në punë Shërbimi i sëmundjeve të Brendshme në QSUT

22:58 | 14 Qershor 2020
Arbresh Info

Rikthehet sërish në punë Shërbimi i sëmundjeve të Brendshme në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Shqipëri.

Ky shërbim u mbyll pas shpërthimit të rasteve të reja të cilat shpërthyen në QSUT.

Neurokirurgjia, Hematologjia, Sëmundjet e brendshme, Urgjenca qendrore, Francezi dhe Kirurgjia janë shërbimet ku ka pasur të prekur me koronavirus.

Bashkë me to edhe qendra shëndetësore nr. 9 dhe ajo e specialiteteve.

Ndërkohë, situata e të infektuarve në vend dhe në QSUT ka ardhur në rritje shqetësuese 4 ditët e fundit.

Shifrat kanë qenë aq të larta sa kryeministri Rama ka përmendur edhe rikthimin e karantinës./OraNews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme