U masakrua me thikë dhe më pas u dogj, Gjykata lë në burg 18-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e Flamur Çelës

17:13 | 22 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Devis Hotin.

Hoti është i dyshuar për vrasjen e Flamur Çelës, orët e para të mëngjesit të së enjtes pranë dyqanit të tij, në fshatin Mborje të qytetit të Korçës.

Mësohet se 18-vjeçari nuk e ka pranuar fajin në gjykatë, por ka deklaruar se është i pafajshëm. Sipas prokurorisë 48-vjeçari Flamur Duçi është qëlluar tetë herë me thikë, më pas trupi i tij u lye me lëndë djegëse dhe ju vendos zjarri.

Ndërsa, 18-vjeçari ka dëmtime në dorë dhe fytyrë, plagë në qafë, në dorën e djathtë, në gishta, në këmbë, çka do të thotë se mund të jetë përleshur me viktimën.

Për mediat ka folur edhe babai i autorit të dyshuar. Ai ka mohuar që i biri të jetë përfshirë në ngjarje.

“Djali ka qenë në shtëpi në orën 6:00 të mëngjesit, ka qenë këtu. Viktimën e kisha kushëri, djalin e hallës. Kemi pasur marrëdhënie normale, nuk kishim konflikte me ata, le ta gjeje policia vetë pse është arrestuar, edhe ne na morën deklaratën, por në shtëpi”, është shprehur ai./shekulli/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme