Google ADS

U konfliktuan për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë tunizianin në Itali

23:28 | 1 Prill 2023
K.B

Një shqiptar në Itali është përfshirë në një sherr me një shtetas tunizian që ka agravuar me përdorimin e armës.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari i paidentifikuar ka qëlluar gjashtë herë me pistoletë ndaj tunizianit.

Shkak për përplasjen është bërë një borxh mes tyre.

Mësohet se autori ka shkuar drejt shtëpisë së tunizianit për të zgjidhur këtë problem por në tensione e sipër ka nxjerrë pistoletën.

Ai është plagosur rëndë në këmbë.

Tuniziani është dërguar menjëherë në spital ndërkohë që policia është vënë në kërkim të shqiptarit./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme