U kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, në pranga 2 të rinj në Gjirokastër

10:10 | 27 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Dy të rinj nga Tirana kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës.

Shtetasit e  identifikuar si D.S., 20 vjeç dhe A.S., 22 vjeç u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Të rinjve iu sekuestruan dhe një automjet si dhe dy telefona celularë në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”./Vizionfokus/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme