Policia në Fier ka vënë në pranga pesë persona me finalizimin e operacionit në koduar “Ofiçina”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale.
Bëhet e ditur se, operacioni “Ofiçina” nisi pas informacioneve të marra në rrugë policore se një lokal në fshatin Ofiçinë, Patos ishte përshtatur si ambient për mbajtjen, përdorimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan F. Dh. (A)., 47 vjeç, L. G., 50 vjeç, I. N., 30 vjeç, D. K., 45 vjeç, banues në Patos dhe S. T., 49 vjeç, banues në Mallakastër. Këta persona u kapën në ambiente e lokalit në pronësi të 45-vjeçarit D. K, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.
Gjatë operacionit, njoftohet se u gjetën dhe sekuestruan 7 kg cannabis sativa, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore
Në Rripin e Gazës, 49 persona humbën jetën në 24 orë