Google ADS

U kap sot në Tiranë, malazezi masakroi të dashurën milionere nga Ukraina

23:33 | 17 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e një 22-vjeçari malazez, i cili akuzohej në vendlindje për vrasjen e një vajze ruse dhe depërtimin e tij në Mal të Zi.

Por detaje tronditëse janë zbardhur së fundmi për dosjen penale të 22-vjeçarit, të quajtur Arseni Stanoviç. Mediat e vendit fqinjë raportojnë se Stanoviç ishte shpallur në kërkim në datën 13 maj, kur trupi i pajetë i shtetases ukrainase Anastasia Lašmanovu, 30 vjeçe u gjet në një apartament në lagjen ‘Kotor’ në Dobrota.

Sipas portalit ‘Pinkm.me’, policia kishte mbledhur shumë prova materiale që tregonin se pas krimit dyshohet se fshihej i riu. Policia kishte gjetur gjurmë , të cilave pasi iu bënë analizat rezultuan se përkojnë me ADN e 22-vjeçarit.

22-vjeçari kishte pasur një lidhje intime me vajzën nga Ukraina dhe dyshohet se e ka qëlluar me thikë dhe i ka shtypur kokën. Kamerat e sigurisë së ndërtesës ku banonte 22-vjeçari si dhe lista e thirrjeve telefonike nga celulari i vajzës kanë bërë të mundur identifikimin e tij.

Ai ishte munduar edhe të bënte ta paditurin duke i thënë policisë se nuk arrinte të komunikonte me Anastasije Lašmanoven dhe se kishte shkuar dhe banesë, por askush nuk e hapte derën. Ishin zjarrfikësit ata që thyen derën e apartamentit dhe panë skenën e tmerrshme.

Mediat thonë se policia e Malit të Zi kishte informacione operacionale lidhur me vendodhjen e tij në Shqipëri dhe në momentin e arrestimit në Tiranë ai ka qenë në shoqërinë e babait të tij Zoran Stanoviç.

Babai i tij është edhe shefi i stacionit të policisë kufitare të aeroportit të Tivarit, ndërsa viktima Anastasia Lašmanovu ishte drejtore ekzekutive e disa kompanive me vlerë miliona euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme