Policia në Korçë ka vënë në pranga një të ri pasi u jepte ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Njoftohet se Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, arrestuan E. Xh., 21 vjeç, banues në Korçë.
Nga verifikimet e kryera rezulton se 21-vjeçari porsa ka konstatuar në largësi postbllokun e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës”, ka zbritur nga automjeti 5 emigrantë të paligjshëm që po transportonte.
Këta të fundit ai i kishte orientuar si të shmangnin postbllokun policor, në mënyrë që t’i merrte sërish më pas në mjetin e tij, për t’i transportuar kundrejt shpërblimit, në drejtim të Tiranës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti tip “Benz”, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave