Ka ndërruar jetë 20 vjeçari italian Emanuele Morganti , i cili u qëllua me shufra hekuri midis natës së të premtes dhe të shtunës në Frosinate, shkruan Tgcom.
I riu u shtrua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë për shkak të dëmtimeve të shumta në kohë, ku si pasojë i ishte thyer kafka si dhe kishte pasur hemorragji cerebrale. Ai godit me grushte e sende të forta nga një duzinë njerëzisht që siç thuhej ishin shqiptarë.
Ngjarja ka ndodhur në një klub privat. Ngjarja nuk është zbardhur ende dhe fajtorët nuk janë arrestuar. Dhjetëra dëshmitarë dhe miq të Emmanuel-s janë marrë në pyetje.
Djali siç thuhet nga hetuesit, u përpoq për të mbrojtur të dashurën e tij nga ngacmimet e një të riu. Të paktën 9 persona janë të dyshuar për ngjarjen.
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...