Familjarët e Xhuliano Korës, të riut që u gjet i vdekur dhe pa rroba pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Spanjë bëjnë apel për rikthimin e trupit të 24-vjeçarit.
Ata thonë se e kanë mësuar nga persona të tjerë, më pas i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme, të cilët kanë dhënë vetëm emrin e viktimës dhe asnjë detaj në lidhje me aksidentin. Sipas tyre, ministria u ka thënë se cështja i takon shtetit spanjoll. Familja apelon që ambasada shqiptare në Spanjë të vihet në lëvizje për këtë ngjarje të rëndë.
“Xhuliano Kora , i lindur dhe rritur në Fushë-Krujë, 24 vjeç, jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë pasi babai ka vite që i ka vdekur. Xhuliano kishte 4 muaj jashtë Shqipërisë, si çdo i ri që ikën për një jetë më të mirë. Ju lutem sa më shumë shpërndarje që t’i bie shtetit në sy dhe ta marrë situatën nën kontroll. Në media është thënë që viktimat kanë pësuar aksident dhe se kanë qenë pa rroba, madje njërit i është prerë koka”, shkruan familjari per Top Channel.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është se dy trupat e viktimave ishin pa rroba, kështu që përveç sqarimit nëse ata vdiqën si rezultat i përplasjes, ata tani po përpiqen të gjejnë shkakun e disa gjymtimeve që ata paraqesin, raportojnë mediat spanjolle.
Viktimat janë të moshës 24 vjeçare dhe të dy trupat kanë shenjta të qarta të gjymtimit. Thuhet se njëra nga makinat po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër dhe përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja.
Trupat e dëmtuar rëndë u gjendën jashtë automjetit në kohën e aksidentit. Një nga hipotezat kryesore të hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasën ata. Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, pasi viktimat ishin të zhveshur.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...