Shqiptari Ermal Alijaj, 37 vjeç, u lejua të qëndronte në Britani të Madhe pasi u fsheh nga autoritetet për gati 9 vite, bën me dije gazeta britanike The Sun. Leja iu tha pasi ai aploi me emrin e tij të vërtetë. Alijaj, u fut në Britani të Madhe në anën e pasme të një kamioni, duke pretenduar se po ikte nga Kosova e shkatërruar nga lufta.
Pasi u zbulua nga autoritetet britanike ai ka mundur të arratiset. Alijaj u ka thënë shokëve për t’i dërguar një pasaportë shqiptare nga shtëpia dhe e ka provuar përsëri. Ndërkohë tani autoritetet britanike e kanë lejuar të qëndrojë 37-vjeçarin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai ka shpenzuar disa vite në Britani të Madhe, pavarësisht se ai ishte aty në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë një deputet i parlamentit anglez u shpreh se: “Dërgon mesazhin se në qoftë se gjendesh duke u përpjekur të thyesh sistemin, do të lejohesh të qëndrosh”. Rasti i Alijaj ka rritur frikën se azilkërkuesit e tjerë me dokumenta të rreme do të bëjnë të njëjtën gjë, duke u lejuar të qëndrojnë në Britaninë e Madhe.
Alijaj, nga Kukësi i Shqipërisë së veriut, u fut në Britani të Madhe më 2002. Zyrtarët e azilit e kuptuan se ai ishte duke gënjyer, por iu dha një letërnjoftim me emër të rremë. Ai fitoi të drejtën për të qëndruar në Britani në vitin 2011. Ndërkohë që të paktën 300 shqiptarëve të cilëve iu është dhënë shtetësia britanike pasi u hoqën sikur ishin refugjatë kosovarë, janë zhveshur prej saj./ Lapsi.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...