Google ADS

U emërua të premten, të martën Viola Hima largohet nga karrigia e drejtorit të kadastrës Vlorë

08:54 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Iku dhe i gjashti. U emërua të premten, (29 maj) u largua të martën (2 qershor).

Viola Hima nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se dy ditë (hiq fundjavën) në karrigen e drejtorit të zyrës vendore të Kadastrës.

Nuk dihen ende arsyet e largimit por ajo që dihet është se në këtë post edhe pesë drejtues të tjerë janë dorëhequr ne 9 muajt e fundit.

Kadastra e Vlorës ka nisur zyrtarisht menaxhimin e pronave në Bregdet, që mbetet çështja me e nxehtë në këtë qytet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme