Janë hapur sërish hetimet për vdekjen e 32-vjeçares në ashensorin e një pallati në zonën e Freskut në kryeqytet, nëntë muaj më parë.
Kjo lëvizje ka ardhur si pasoje e një ankesë e bashkëshortit të viktimës, që ka vënë në lëvizje Gjykatën e Tiranës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ashensorin e një pallati në zonën e “Freskut” në Tiranë, ku humbi jetën gruaja 32-vjeçare, si pasojë e shpërthimit të zjarrit dhe asfiksisë nga tymi, shkruan Panorama.
“Në lidhje me hetimin e fakteve dhe mbledhjen e provave, konstatohet se nga ana e Prokurorisë janë kryer veprime procedurale, por se nuk janë sqaruar qartë faktet objekt hetimi dhe nga ana e ankuesit, pretendohet që të kryhen analiza e plotë, duke përcaktuar qartë veprimet hetimore, të cilat nuk janë kryer nga ana e organit të akuzës e që mund të çonte në konkluzione të ndryshme nga ajo që ka arritur prokurori”, thuhet në vendimin e gjykatës së Tiranës, të dhënë se fundi, për rihetimin e ngjarjes.
Nga ekspertiza në lidhje me ngjarjen, ka rezultuar se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë djegia e droselit të ndriçimit të kabinës së ashensorit.
“Zjarri është shkaktuar nga rënia në lidhje të shkurtër e droselit të ndriçimit të kabinës së ashensorit. Mbasi ka rënë në lidhje të shkurtër, droseli ka shkaktuar flakë duke djegur pjesërisht tavanin e ashensorit dhe ka krijuar vatrën e parë të zjarrit.
Njëkohësisht, kjo lidhje e shkurtër ka shkaktuar nxehtësi dhe flakë në të gjithë rrjetin elektrik të linjës monofaze që ushqen ndriçimi i kabinës së ashensorit dhe elektromotorit mbi kabinë që shërben për hapjen dhe mbylljen e portave”, thuhet në aktin e ekspertimit.
Veç Inspektoratit Teknik, mësohet se kontroll është ushtruar edhe nga ana e punonjësve të OSHEE-së dhe në përfundim të tij nuk është vërejtur ndonjë ndë- rhyrje e jashtëligjshme në tërësinë e sistemit elektrik të pallatit.
“Në lidhje me ngjarjen kanë dhënë deklarime edhe banorë të pallatit, të cilët kanë shpjeguar se prej tyre nuk ishte caktuar ndonjë administrator, apo që ashensorit t’i ishin kryer shërbime periodike mirëmbajtje.
Nga ana e prokurorit është vendosur mosfillimi i procedimit për shkak se, nga të gjitha rrethanat del se është një rast aksidental dhe nuk evidentohen elemente të ndonjë vepre penale”, thuhet nga burimet zyrtare.
Por pushimi i hetimit ka sjellë edhe kundërshtimin e bashkëshortit të viktimës, i cili ka bërë ankim në Gjykatën e Tiranës. Kjo e fundit ka rrë- zuar vendimin e prokurorisë, duke urdhëruar rihapjen e hetimeve me qëllim përcaktimin e shkakut të qarkut të shkurtër në droselin e ashensorit, që ka sjellë më pas edhe rënien e zjarrit. /albeu.com/
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...