Një 67-vjeçare në Malësi të Madhe është dërguar mbrëmjen e kësaj të diele me djegie në spital.
Nga sa mësohet, ajo ka marrë plagë në trup teksa po shuante zjarrin që kishte ndezur vetë. 67-vjeçarja me inicialet L. T, kishte ndezur në oborrin e banesës zjarrin për të djegur disa mbeturina, por flakët u përhapën me shpejtësi.
Dhe për rrjedhojë, teksa po tentonte të shuante zjarrin, u lëndua. Ajo u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Për fat të mirë raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për djegien e disa mbeturinave. Si pasojë, shtetasja L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...
Kurti vendos gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Sht...
22 raste “escorta” në Kosovë gjatë këtij viti, shtetaseve të...
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10