U dënua dhe u deportua drejt Shqipërisë, 30-vjeçari rikthehet në Britani me gomone

23:36 | 26 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Një i ri shqiptar i cili ishte deportuar në vitin 2020 nga Britania e Madhe, është rikthyer sërish në mënyrë ilegale përmes kanalit të “La Manche” me gomone.

Sipas Daily Mail, shtetasi Armand Gjyriqi ishte një nga 12 shqiptarët të cilët u depërtuan në vitin 2020 si pjesë e politikës së Britanisë së Madhe, të ngritur nga Priti Patel kundër emigrantëve që kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Sipas mediave britanike shkruajnë se i riu shqiptar akuzohet për trafik droge, dhe se 30-vjeçari ka gjetur një tjetër mënyrë për t’u rikthyer në Britani. Ai jeton me kushëririn e tij, Besmir në qytetin e Bolton në një shtëpi me vlerë 175 mijë paund.

Gjyriqi erdhi në Britaninë e Madhe në vitin 2000 dhe iu dha leja e kufizuar për të qëndruar, e cila u rinovua deri në vitin 2017, kur u dënua në Gjykatën e Kurorës së St Albans për trafik kokaine dhe u dënua me tetë vjet burg. Ai bëri më pak se gjysmën e kësaj para se të lirohej dhe të deportohej në Shqipëri në vitin 2020, shkruan Daily Mail.

Raportohet se ai është kthyer sërish në Britani me gomone në maj të vitit 2022, duke mbërritur në Dover. Ai u arrestua për shkeljen e urdhrit të tij të dëbimit dhe kaloi katër muaj në paraburgim përpara se të transferohej në paraburgimin në zyrën e imigracionit.

Armand Gjyriqi kërkoi azil, duke thënë se ishte viktimë e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe aplikoi për lirim me kusht ndërsa çështja e tij ishte duke u proceduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme