Tre muaj pas pezullimit të pjesës më të madhe të proceseve gjyqësore si pasojë e dëmtimit të ambienteve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Gjykata e Lezhës, ka nisur funksionimin plotë të punës së saj, duke rihapur shqyrtimin gjyqësor për të gjitha çështjet e regjistruara në këtë gjykatë.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Gjykatës në mbledhjen e 28 shkurtit, i cili vendosi rifillimin e ushtrimit të shërbimeve gjyqësore për të gjitha kërkesat e depozituara në këtë gjykatë, godina e të cilës doli jashtë funksioni si pasojë e dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i nëntorit.
Proçeset gjyqësore zhvillohen në ambjentet e prokurorisë së Lezhës, e cila ka vënë në dispozicion 7 zyra të cilat janë përshtatur në salla gjyqi dhe zyra për administratën e gjykatës.
Kushtet e punës në ambjentet e prokurorisë nuk janë aspak të përshtatshme, pasi në dispozicion të 5 gjyqtareve janë vetem 3 salla ku mund të zhvillohen gjyqe, por kështu do të vijohet deri sa të gjendet zgjidhje për godinen e gjykatës.
Të vetmet gjyqe që ishin të pezulluara në këtë periudhe ishin ato me karakter civil./oranews
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...