U dëbua nga Moska, kush është diplomatja shqiptare

17:18 | 8 Shkurt 2021
Arbresh.info

Diplomatja shqiptare që është dëbuar këtë të hënë nga Rusia është Jonida Drogu. Drogu shërbente si sekretare në ambasadën shqiptare në Moskë.

Mediat bëjnë me dije se ky është një vendim që është marrë nga Moska si kundërpërgjigje ndaj Tiranës, pas dëbimit nga MEPJ të diplomatit rus Aleksej Krivoshejev.

Diplomatja Jonida Drogu ka 72 orë kohë për t’u larguar nga Rusia drejt Shqipërisë.

“Më 8 shkurt, Ambasadori i Shqipërisë Arben Gazioni u ftua në Ministrinë e Jashtme Ruse, ku iu dha një shënim nga ministria që shpall sekretaren e parë të ambasadës shqiptare në Moskë, Jonida Drogu person ‘non grata’. Punonjësi i specifikuar u urdhërua të linte territorin e Federatës Ruse brenda 72 orësh. Ky hap u mor nga pala ruse në përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të dëbuar nga vendi nën një pretekst krejtësisht të largët të sekretarit të parë të ambasadës ruse në Tiranë”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme Ruse.

Ndërkohë kujtojmë se vendimi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë për dëbimin e diplomatit Aleksej Krivoshejev, për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid, nuk u prit aspak mirë nga Ambasada e Rusisë në Tiranë.e.su./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme