U bllokuan në shkëmbinjtë e Gjirit të Filikurit, policia i vjen në ndihmë turistëve

23:14 | 5 Korrik 2023
Orgesa Haziri

2 turistë amerikanë janë bllokuar në shkëmbinjtë e Gjirit të Filikrit në Himarë ditën e sotme.

Policia bën me dije se menjherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve.

Policia Kufitare në Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, Himarë.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme