U bllokuan në një zonë të thepisur mes Valbonës dhe Thethit, shpëtohen tre turistët çekë

21:16 | 10 Korrik 2022
A. B.

Tre turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në vendin e quajtur Curraj i Epërm janë shpëtuar.

Mësohet se ata janë shpëtuar pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur gjithashtu se tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët u bllokuan teksa po eksploronin zonën e thepisur malore. Më pas ata njoftuan policinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme