Google ADS

U bëhet thirrje qytetarëve të përdorin zinxhirë gjatë lëvizjes në akset problematike

09:50 | 22 Mars 2021
arbresh.info

Rajoni verior dhe jugor janë përfshirë gjatë ditës së sotme në Shqipëri, nga reshje dëbore me intensitet të lartë, shoqëruar me erëra të forta, të cilat gjatë mbrëmjes janë shtuar edhe më tepër, duke shkaktuar probleme në qarkullim në akset kombëtare.

Mjetet borëpastruese dhe punonjësit e kompanive kontraktore të mirëmbajtjes janë në gatishmëri të plotë, duke bërë të mundur mbajtjen hapur të akseve rrugore. Situata paraqitet problematike veçanërisht në Qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Korçës. Sipas informacioneve nga strukturat përkatëse, reshjet e borës do të vazhdojnë me intensitet të lartë edhe gjatë natës dhe për këtë arsye ARRSH ka koordinuar punën me Policinë e Shtetit për të mos lejuar lëvizjen e mjeteve në akset problematike pa goma dimërore apo zinxhirë.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastrueseve.

Situata paraqitet si më poshtë:

RAJONI VERIOR

Në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm, qarkullohet me zinxhirë.
Vijojnë reshje me intensitet të lartë në akset Klos – Peshkopi. Në Qafën e Buallit reshjet shoqërohen me erë të fortë.
Segmenti Urë Cereneci – Klenjë, ka reshje dëbore 30 – 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
Qafë Bualli – Krastë, 20 – 25cm borë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë
Segmenti Kuben – Vasije, reshje dëbore që arrijnë 30-40cm, kalohet me zinxhirë.
Peshkopi – Qafë Draje rreth 5-10cm bore, kalohet pa zinxhirë.

QARKU KUKES

Aksi Kukës – Bushtricë, vazhdojnë reshjet e borës, e kalueshme me zinxhirë.
Në aksin e Valbonës ka rënë rreth 2 cm borë në segmentin km 19 – 27.9, me temperatura të ulëta, aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Krumë- Kukës ka reshje dëbore me intensitet, kalohet pa zinxhirë.
Krume – Qafe Prush, kryqëzimi Plepa-Kam, e kalueshme pa zinxhirë.
Kukës – Ura e Zapodit qarkullohet pa zinxhirë.

QARKU SHKODER

Reshje bore edhe në Pukë – Fushë Arrës.
Aksi Q.Mali – Fierze ka pasur rreth 20 cm borë. Është punuar për pastrim. Qarkullimi rapotohet normal pa zinxhirë. Reshjet vazhdojnë.
Segmenti Hadroj- Qafe Bene ka reshje bore, e kalueshme pa zinxhirë.

RAJONI QENDROR

Në Steblevë rreth 20 cm dëbore, por rruga është e kalueshme pa zinxhirë.
K/Zemblak – Dogana Goricë 10 – 15 cm dëbore është pastruar dhe spërkatur kalohet pa zinxhirë.
Libonik – Kufi Gramsh dëborë rreth 10 – 15 cm, seg. K/Strelce kufi Gramsh është pastruar dhe qarkullohet pa zinxhiri.
Segm. Krujë-Sari Salltik, qarkullohet normalisht.

RAJONI JUGOR

Reshjet vijojnë me intensitet në Qafë Thane – Qafë Plloçe
Në Qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm.
Në rrugën e Dardhës nga km 8 ,- km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme