Dy persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme në rrugën “Marie Kraja” në Kamëz.
Sipas informacioneve Altin Maksuti, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi Vladimir Bengu, rreth 56 vjeç janë asfiksuar nga gazi dhe për pasojë kanë humbur jetën.
“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor”, njofton Policia e Shtetit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./abcnews/
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren
Driloni dhe Sara flasin për familjen dhe të ardhmen
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Dëmtohen disa vazo lulesh në varrezat e fshatit Bresje, poli...
Brazili do të ndalojë përdorimin e celularëve në shkollat fi...