Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Gjirokastër, teksa situata ka dalë jashtë kontrollit në fshatin Asim Zenel. Bëhet me dije se ka humbur jetën nga asfiksia Andrea Haxhiaj, 64 vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e tij, 57 vjeçe, e cila ka marrë djegie të rënda në trup. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia, që bën me dije se 64-vjeçari u gjet i pajetë në bahçen e banesës së tij, si pasojë e flakëve të përhapura. Bëhet me dije se i moshuari ka tentuar të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë. Bashkëshortja e tij ka marrë plagë të rëndë, ndërsa u përpoq të ndihmonte 64-vjeçarin, ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës.
Një banore në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër, ka treguar detaje në lidhje me vdekjen e 64-vjeçarit, Andrea Haxhiaj, si pasojë e asfiksimit. Në një audio-mesazh për mediat, ajo shprehet se ai ka qenë në oborr të shtëpisë, dhe si pasojë e asfiksimit, ka rënë nga shkallët. Sipas saj Haxhiaj ka thirrur bashkëshorten që të shkojë ta ndihmojë.
“Kjo është zona ku ka rënë ai që vdiq, ajo që duket është shtëpia, ai ka qenë në shkallë dhe ra poshtë. Ra gruaja për ta ndihmuar sepse thërriste por nuk ia doli dot as ajo. Ajo u asfiksua, erdhën e mori ambulanca, është në spital në reanimacioni. Burri ra nga lartësia aty.”- shprehet ajo.
Zjarret
Pas disa orësh tmerri dhe lufte me flakët, ku zjarri rrezikoi seriozisht banesat e 3 fshatrave në Lunxheri të Gjirokastrës, gjatë mbrëmjes situata është përmirësuar. Për 3 fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo, u dha urdhër evakuimi për banorët në mënyrë që të mos u rrezikohej jeta, por fatkeqësisht u shënua edhe viktima e parë nga zjarret. Në përpjekje për të shuar zjarrin që i kishte ardhur pranë banesës së tij, ka humbur jetën Andrea Haxhiaj, 64 vjeç, në fshatin Asim Zeneli. E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, e cila pësoi djegie dhe asfiksim në nga tymi. Ajo është dërguar në Tiranë për kurim më të specializuar. Gjatë luftës me flakët pësoi gjendje asfiksimi edhe ushtari i Forcave të Armatosura, Edlir Goxhaj, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.
Era e fortë bëri që zjarri të përparonte me shpejtësi drejt fshatrave të banuar, aq sa përtej forcave nga toka të zjarrfikësve, ushtarëve por dhe vetë banorëve me kova uji, ka mbërritur edhe një helikopter që ndërhyri nga ajri për shuarjen e flakëve.
Pavarësisht përmirësimit të situatës pjesa më e madhe e banorëve të këtyre 3 fshatrave janë evakuuar, ndërsa po monitorohet se si do të përparojnë flakët gjatë natës. Banorët e evakuuar do të vendosen në konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjikë në Gjirokastër.
Në aksionin për shuarjen e zjarreve në Lunxheri, u aktivizuan aktivizuar 30 forca zjarrfikëse nga repartet zjarrfikëse të Gjirokastrës, Dropullit dhe Libohovës me 5 mjete zjarrfikëse. Njëkohësisht në këtë aksion janë angazhuar edhe 20 forca të ushtrisë, si dhe 20 punonjës të Bashkisë Gjirokastër të cilët kanë punuar për lokalizimin e flakëve me mjete rrethanore dhe në një terren të vështirë malor.
Përgjatë 14 orëve zjarret në këtë fshat kanë shkaktuar një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutorë sidomos në fshatrat Qesarat, Dhoksat dhe Valare. Bilanci i dëmeve rezulton i madh. Në bazë të përllogaritjeve ende jo të zyrtarizuara, në Lunxheri janë djegur 40 ha kullota dhe 500 rrënje arrore, dru frutore dhe vreshtari./shekulli/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...