Policia e Gjirokastrës vuri në pranga 24 vjeçarin Saimir Ahmeti, i cili u arratis nga tualeti i gjykatës pak momente para se të njiheshe me vendimin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00 në Gjykatën e Apelit Gjirokastrës kur Saimir Ahmeti i akuzuar për “përndjekje” është larguar me shpejtësi në momentin kur njëri prej efektivëve të policisë që e shoqëronte për në sallën e gjyqit ka tentuar ta prangosë.
24 vjeçari kërkoi të dalë nga salla e gjyqit për nevoja personale, me pretekstin për të shkuar në tualet, por ai është arratisur nga dritarja.
Pas një kërkimi prej mëse dy orësh ai u gjet i fshehur në një pusetë. 24 vjeçari nga fshati Van i Delvinës ishte dënuar për veprën penale të ‘përndjekjes’. Saimir Ahmeti ishte arrestuar për llogari të komisariatit të Sarandës dhe kishte apeluar masën e sigurisë./lapsi/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...