U arratis nga burgu, kapet 35-vjeçari shqiptar

23:46 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Një shqiptar që u arratis tre javë më parë nga burgu në Itali do të kthehet sërish në burg.

35- vjeçari Besnik Mirra u kap nga policia italiane në një kamp të pastrehësh në Milano, raportojnë sot mediat lokale.

Mirra ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut, kur ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar.

Duke përfituar nga një defekt në kamerat e sigurisë së burgut, Mirra arriti të arratisej nga burgu i Alessandria-s, “San Michele”.

Sipas autoriteteve italiane të burgjeve, i dënuari ka vuajtur 10 vite burgim për disa grabitje, vjedhje dhe rezistencë ndaj zyrtarëve publikë, dhe duhet të dilte nga burgu në vitin 2024.

auto-besnik-mirra1491510819

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme