Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, ka reaguar me një status në Facebook, pas akuzave të Partisë Demokratike , në lidhje me udhëtimin e saj në makinën e Habilajve.
Gjebra ka shkruar për të gjitha këto akuza. Sipas saj nuk ka pasur asnjë të paligjshme në punën e saj si zv.ministre.
Postim i plotë në Facebook
Asgjë të paligjshme apo të pamoralshme nuk ka në punën time 4-vjeçare si Zv.Ministre e Punëve të Brendshme edhe sot si deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Por dhe gjate gjithe jetes dhe karrieres time.
Miq dhe dashamirës, votues të Njësisë bashkiake nr.1 në Tiranë, bashkëpunëtorë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, në respekt të ndjeshmërisë së krijuar për shkak të sulmeve të fundit që më janë bërë nga opozita e Lulzim Bashes, e ndiej për detyrë morale t’ju siguroj se i gjithë aktiviteti im institucional, ashtu sikurse edhe jeta personale e familjare kanë qene dhe mbeten të bazuara te përgjegjshmëria ligjore dhe morale.
Sulmet e opozitës, janë një përpjekje e dështuar për të njollosur figurën time, duke hedhur në tregun mediatik mashtrime dhe të pavërteta.
Sigurisht ne momentin e duhur keta baltoses e shpifes qe guxojne te hedhin balte e shpifje mbi figuren time do te perballen sipas ligjit.
Ashtu siç e kam shprehur publikisht, kam qenë dhe mbetem e hapur për t’u hetuar nga të gjitha organet ligjzbatuese.
Deri më sot asnjë thirrje nuk më ka ardhur nga organi i prokurorisë, siç është pretenduar nga disa media.
Duke falenderuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit që më kanë shkruar apo telefonuar këto ditë duke më shprehur mbështetjen e tyre, edhe një herë dua t’i garantoj për pastërtinë e figures time.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...