Tym dhe flakë në Kuvendin e Shqipërisë, PS kërkon masë ndëshkimore për 5 deputetë të opozitës

12:01 | 22 Nëntor 2023
E.K

Partia Socialiste ka kërkuar masë ndëshkimore për pesë deputetë që shkaktuan kaos dhe tensione në seancën e së hënës në Kuvend. Bëhet fjalë për Flamur Nokën, Bledion Nallbati, Gazment Bardhin, Albana Vokshin dhe Sotina Kotin. Kërkesa është bërë në Sekretariatin e Etikës që do të mblidhet sot.

Kërkesa e socialistëve vjen pas seancës së të hënës, e cila zgjati vetëm pesë minuta. Ndërsa ishte parashikuar që të ishte një seancë maratonë për të diskutuar buxhetin e 2024-ës, opozita bllokoi sërish punimet. Deputetët ndezën tymuese dhe flakadanë ndërsa një tavolinë u prek nga flakët./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme