Bizneset që kanë detyrime të prapambetura ndaj administratës tatimore për tatimin mbi vlerën e shtuar mund t’i shlyejnë ato me këste duke lidhur marrëveshje me drejtorinë e tatimeve.
Ministria e Financave ka ndryshuar udhëzimin për procedurat tatimore duke u dhënë të drejtë bizneseve që të paguajnë me këste edhe borxhet e tvsh-së.
Deri më tani bizneseve u është lejuar të paguajnë me këste vetëm detyrimet për taksat direkte, si tatim fitimi. Por për tvsh-në kjo lehtësire nuk është ofruar.
Tatimi mbi vlerën e shtuar është një taksë, e cila paguhet nga konsumatori në çmimin final të mallit apo shërbimit që ai ble nga biznesi. Ky i fundit shërben vetëm si agjent fiskal, që e mbledh tvsh-në për llogari të qeverisë. Kjo është edhe arsyeja se pse qeveria nuk e ka lejuar deri tani shlyerjen me këste të pagesave për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Por tani situata ka ndryshuar. Burime nga tatimet i thanë Top Channel se ka një numër të madh biznesesh të cilat kanë detyrime të prapambetura tvsh-je, qoftë të vetëdeklaruara apo qoftë edhe të vlerësuara nga administrata tatimore.
Në kuadër edhe të aksionit kundër informalitetit, ministria e financave ka vendosur që të ofrojë lehtësinë e pagesës me këste për ato biznese që kanë detyrime të prapambetura nga tatimi mbi vlerën e shtuar, duke lidhur marrëveshje me tatimet.
Sipas udhëzimit, për të përfituar këtë lehtësirë bizneset duhet të bëjnë kërkesë me shkrim në drejtorinë rajonale tatimore dhe pas aprovimit të paguajnë 20 përqind të detyrimit që kanë, ndërsa pjesa tjetër paguhet me këste.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...