Tejet të rëndësishme i cilësoi shkrimtari dhe analisti Besnik Mustafaj zgjedhjet që do të mbahen në Tuz të Malit të Zi të dielën e 3 marsit.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, Mustafaj tha se për herë të parë tre forcat politike shqiptare atje kanë dalë me një listë të vetme dhe ka shumë gjasa që të zgjedhjet një kandidat shqiptar. Por përveç kësaj, Tuzi, siç tha Mustafaj për herë të parë shpallet komunë e pavarur me të drejta të plota.
“Është një moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët e Malit të Zi, shumë i rëndësishëm se realizohet një ëndërr shumë e gjatë e shqiptarëve të Tuzit dhe malësisë përreth për të pasur Tuzin komunë të pavarur me të drejta të plota, sepse deri tani Tuzi ka qenë pjesë e komunës së Podgoricës. Kjo për arsye se Gjukanovicit i duhej vota e shqiptarëve dhe malazezëve për të mundur kandidatët pro serbë që ishin për Bashkinë e Podgoricës. E dyta është shumë e rëndësishme sepse për herë të parë shohim përfaqësuesit e të tre forcave politike të shqiptarëve, Aleancën për Shqiptarët, Unionin Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve të dalin me një listë të përbashkët. Po i japin një shembull pjekurie për tu ngritur mbi egot e tyre absurde, por reale, për të ndërtuar një listë të përbashkët e cila do të minimizojë firot e votave. Dhe këta si komuniteti më i rëndësishëm numerikisht i kanë të gjitha shanset të marrin kryetarin e bashkisë së Tuzit. E treta, diaspora e Malit të Zi është ankuar gjithmonë. Tani e kanë një rast të tregojnë veten dhe të shkojnë të votojnë, ia kanë borxh vendlindjes”,- tha Mustafaj.
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg