Tusk në Tiranë javën e ardhshme

18:34 | 13 Shtator 2019
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, pritet të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Lajmin e dha sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca kur foli për krizën politike, reformën në drejtësi dhe negociatat.

Soreca tha se Tusk do të ketë një tur në Ballkan, ku një ndër shtetet që do vizitojë do jetë edhe Shqipëria.

Tusk pritet të jetë në Tiranë të martën e javës që vjen.

Vizita e tij vjen 1 muaj nga marrja e vendimit për statusin nga Këshilli i ministrave të BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme