Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar këtë pasdite me kreun e Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk.
Me anë të një postimi në Twitter, Donald Tusk e vlerëson takimin si mjaft pozitiv, ndërsa kërkon të mbahet ritmi i reformave.
“Të mbahet ritmi në reformat e sundimit të ligjit për të përparuar në rrugën drejt BE”, shkruan Tusk në Twitter.
Mësohet se Tusk i është shprehur Ramës se BE vlerëson procesion e reformave. “Ndërkohë reformat tuaja të guximshme, shembull për rajonin. Jemi në të njëjtën anë. Bashkëpunimi dhe bisedimet tona për të ardhmen evropiane. Ju keni vetëm miq në Bruksel. Rikonfirmoj se vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë e të guximshëm të reformave”, ka thënë Tusk, raporton Tch.
Për takimin ka bërë një postim edhe Kryeministri Rama. “Në Bruksel me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili vlerësoi ecurinë e reformave kurajoze në Shqipëri si një shembull pozitiv për krejt rajonin”, shkruan Rama./Top Channel
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...