Kthesa e turizmit shqiptar, nga një sektor i preferuar kryesisht për vendasit dhe turistët vetëm në sezonin e verës, sot në destinacion gjithëvjetor i preferuar nga turistët e huaj nga e gjithë bota, pritet të japë një kontribut pozitiv gjithnjë e në rritje në ekonominë shqiptare, me efekt zinxhir në punësim, konsum, aktivitetet e hotelerisë, bizneseve dhe kohës për argëtim.
Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (WTTC) në raportin paraprak për vitin 2019 për ndikimin në ekonomi, parashikon që turizmi shqiptar do të rritet me ritme pozitive.
Kontributi i turizmit dhe udhëtimeve në prodhimin e brendshëm bruto (PBB) të Shqipërisë pritet të jetë 27,3% për vitin 2019, me rritje 5,2% nga viti i kaluar.
“Rritja kryesisht reflekton aktivitetin ekonomik të prodhuar nga industritë si hotelet, agjentët e udhëtimit, linjat ajrore dhe shërbimet e tjera të transportit të udhëtarëve. Por, ajo gjithashtu përfshin, për shembull, aktivitetet e restoranteve dhe industritë e kohës së lirë të mbështetur drejtpërdrejt nga turistët”, citohet në raport.
Sipas WTTC, në vitin 2018 turizmi mbështeti në mënyrë direkte hapjen e 286 mijë vendeve të punës. Kjo pritet të arrijë në mbi 300 mijë vende pune më 2019 dhe rritje me 1,4% në 111.000 vende pune (8,8% të totalit të punësimit) në vitin 2028.
Në vitin 2018, kontributi total i turizmit në punësim, duke përfshirë edhe vende pune të mbështetura në mënyrë indirekte nga industria, ishte 25,2 % të totalit të punësimit./ATSH
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
Llapi rikthen gardianin Coric
Në ditën e ndeshjes, Dyche shkarkohet nga posti i trajnerit ...
Berisha shkon në burg ta takojë Salianjin, paralajmëron mosl...
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit...
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...