“Po falimentojmë! I kërkojmë qeverisë që të ndërhyjë ”, është kjo thirrja që industria e turizmit në vend i bën kreut të shtetit, Edi Rama.
Më anë të një peticioni operatorët turistikë kanë rreshtuar 7 pika, që do të ndihmonin këtë biznes për të mos falimentuar.
Sipas tyre, izolimi për shkak të pandemisë ka bërë që turistët të anulonin për periudhën e pranverës rezervimet në masën 100%. Situata nuk duket aspak e mirë edhe për sezonin e verës, e për këtë arsye ata kërkojnë disa politika lehtësuese.
“Duke qenë se situata është në kushte të tilla dhe subjektet nuk prodhojnë nuk kanë aktivitet tregtar ata kërkojnë të trajtohen me pagë minimale deri në rikthim të normaliteti”, thotë Rrahman Kasa,Kreu i Unioninit Turistik Shqiptar.
I gjithë zinxhiri i turizmit përfshirë këtu: operatorët turistik, hoteleria, transporti dhe guidat turistike si dhe restorantet po shkojnë drejt falimentit, pasi 80% e rezervimeve për sezoni e verës janë anuluar.
”Të mos paguajnë taksa përderisa nuk prodhojnë. Nuk kanë çfarë të japin kur nuk fitojnë. Minimumi deri në fund të vitit.”
Nga ana tjetër bizneset nuk e konsiderojnë si ndihmë garancinë sovrane.
”E vetmja mundësi të shpëtojnë nga falimentimi është kreditimi i biznesmenë jo me interesa të larta, por me kredi të butë. Por ajo me interesa 5% siç jep baka pra këtu i referohem garancisë sovrane.”
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...