Turizmi në Shqipëri thyen rekord dhe në janar, net-qëndrimet e të huajve rriten me 69%

19:26 | 19 Mars 2024
E.H

Edhe pse në dimër, netë-qëndrimet në destinacionet turistike dhe strukturat akomoduese në Shqipëri kanë mirëpritur vizitorë dhe pushues të shumtë.

E dëshmon INSTAT, ku të dhënat e fundit të publikuara tregojnë një rritje gjithsej 49.4% krahasuar me janarin 2023.

Rekord shënojnë net-qëndrimet nga vizitorë jo rezidentë, të cilët janë rritur me një përqindje të fortë prej gati 70%, siç dëshmon raporti.

Të njëjtën ecuri ndjek edhe treguesi i vizitave dhe kalimeve në pikat hyrëse të vendit, ku të parët në listë kryesojnë turistët dhe pushuesit e huaj, të cilët me një rritje 42% krahasuar me të njëjtën periudhë, gati janë dyfishuar. Duket se edhe pse jemi në muajt ende të ftohtë të vitit, kureshtja dhe dëshira e turistëve të huaj nuk shteron dhe i nxit ata që të eksplorojnë Shqipërinë.

Një risi për këtë vit është edhe kërkesa e lartë për destinacionet të cilësuara jo bregdetare, të cilat renditen të parat në listë me 69.3% të frekuentueshmërisë.

Turizmi tashmë mund të konsiderohet një industri që prodhon fitime për vendin jo vetëm gjatë sezoneve tradicionale si ai I stinës së verës, por përgjatë gjithë vitit. Kërkesa e lartë e turistëve për të vizituar zonat malore është një dritë jeshile dhe për zhvillimin e turizmit malor si dhe agroturizmit./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme