Ministri i Turzimit Blendi Klosi tha në studion e emisionit “Opinion” se shteti shqiptar shpreson që në muajin Maj të nisin fluturime charter për turistë të huaj që mund të vijnë në Shqipëri.
“Ne shpresojmë që në muajin Maj turistët të fillojnë fluturimet charter në Shqipëri dhe do të jemi përpara vendeve të rajonit”, tha Klosi.
Por Klosi bëri të ditur se gjithçka do të jetë në varësi se si do të vijojë situata dhe duke ndjekur një portokoll rregullash dhe kujdesi. Më tej akoma, ai bëri të ditur edhe një diskutim që po bëhet në Organizatën Botërore të Turizmit për ato që quhen pasaporta shëndetësore të turistëve.
“Në diskutimet që ne bëjmë me Organizatën Botërpre të Turizmit po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme pasaporta për mjekimin, çfarë analizash ka bërë dhe nga vjen.
Në një nga debatet Ministri Italian i Turizmit tha: Pse habiteni, sepse kushdo që vjen në Europë duhet të tregojë çfarë vaksinash ka kryer”, u shpreh ministri./Opinion.al
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...