Shqipëria ka marrë vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare si destinacion turistik për vitin 2024.
Gazeta e njohur britanike, “The Mirror” u bërë jehonë bukurive turistike teksa thotë se Shqipëria është një nga vendet që duhet vizituar këtë vit.
“The Mirror” e nis artikullin me muzetë e Tiranës, vazhdon me amfiteatrin romak të Durrësit, zbret në plazhet e rivierës, arkitekturën e jashtëzakonshme të Gjirokastrës e përfundon në Alpet e veriut.
Këtë lajm e ka shpërndarë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Ai thotë ndër të tjera se shoqata britanike e turoperatorëve dhe udhëtimeve, ABTA, e ka vendosur për herë të parë Shqipërisë si një nga 10 vendet që duhen vizituar këtë vit./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...