Shqipërinë e zgjodhën si destinacion pushimesh 20 mijë polakë më shumë se një vit më parë. Për numrin e rritjes polaket janë në vendin e parë me 78 mijë. Shifrat e shtatë muajve të parë të këtij viti në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë të huaj.
Grupi më i madh i pushuesve në Shqipëri vijojnë të mbeten shtetasit nga Kosova.
Pushuesit polake janë ato që kanë rritjen më të madhe në numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për janar-korrikun e këtij viti.
Mbi 33 përqind është rritja vjetore e pushuesve polakë, të cilët sipas INSTAT llogariten në mbi 78 mijë për 7 mujorin e 2018.
Zhvillimi i sektorit të turizmit dhe integrimi i i tij me rrjetin e agjencive ndërkombëtar ka bërë që pushuesit të mos vijnë vetëm spontanisht, por edhe në mënyrë të organizuar.
Nisja e sezonit ka qenë pak e vakët, por gjithçka është rikuperuar në 2 javët e fundit të korrikut dhe gjatë gushtit thotë menaxherja e një rrjeti hotelesh.
Në rrugën e plazhit të Durrësit mëngjesin e së premtes kishte trafik të rënduar. Automjete të shumta nga vendi dhe rajoni i janë drejtuar plazheve për të pushuar edhe këtë fundjave të nxehtë gushti, po trafiku i ngarkuar e kthen në një sfidë të vërtetë udhëtimin. Ashtu si në shifrat e INSTAT turistët polakë dominojë me plazhin e Golemit.
Si numër të përgjithshëm kosovarët zënë vendin e parë me mbi 911 mijë vizitorë.
Për t’u rikthyer tek shifra numri të huaj të hyrë në vendin tonë në 7-mujorin e 2018-s është gati 3 milionë me një rritje prej 12,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...
Zhduken dy gra në dy raste të ndara në Rahovec
“Ndaluni të gjithë, Kosova është Kosovë ose Kosova është Shq...