Këto janë 22 mësuese nga Polonia që kanë zgjedhur të vizitojnë Ballkanin duke bërë një turne disaditor në zonat arkeologjike të rajonit.
Në itinerarin e tyre nga Saranda drejt Ohrit, mësueset polake u ndalën në parkun arkeologjik të Apolonisë.
Turistet polake i përkasin kategorisë së turistëve të kulturës. Nuk kanë ardhur për plazh në Shqipëri. Si këto mësuese në përgjithësi turistët të tillë vijnë në grupe.
Në gusht grupet rrallohen dhe ia lënë vendin pushuesve familjare, atyre që zgjedhin të bëjnë një thyerje mes diteve te plazhit, duke u njohur me historinë e vendit që kanë zgjedhur si destinacion për pushime.
Me rënien e fluksit të grupeve që vijnë të organizuar, në parkun ku toka ende zbulon mistere do të rikthehen gërmimet arkeologjike që kryen nga një ekip arkeologësh shqiptaro francez./TCH
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...