Turisti zviceran humb jetën në plazhin e Durrësit

17:28 | 1 Korrik 2018
M. A.

Një turist ka gjetur vdekjen këtë të diel në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen numër 13 të plazhit të Durrësit. Shtetasi me origjinë nga Zvicra, i identifikuar si 66 vjeçari me inicialet N.I, ka humbur jetën për shkak të një infarkti në zemër.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Më datë 30.06.2018, në lagjen Nr.13, në plazh, duke u larë në det, shtetasi N.I. 66 vjeç, banues në Zvicër dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku në zemër, infarkt.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Durrës, për ngjarje aksidentale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme